Ministri Ismaili kërkon nga baballarët të jenë më të pranishëm te fëmijët

Ministri Ismaili kërkon nga baballarët të jenë më të pranishëm te fëmijët

Në kuadër të Muajit të Prindësisë, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili së bashku me gruan e tij, Arizona Bërdynaj kanë marrë pjesë në një bashkëbisedim me prindërit e ri, në kuadër të projektit të UNICEF-it në Kosovë.

Ministri Ismaili duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, foli për shumë çështje që kryesisht kanë të bëjnë me qasjen e baballarëve në rritje të fëmijëve. Mirëpo, foli dhe për shëndetësinë në nivel vendi.

I pari i shëndetësisë tha se ka ardhur koha që gjithë baballarët të jenë më të pranishëm te fëmijët.

Ai mes tjerash theksoi se asnjë prind nuk e ka ekskluzivin e rritjes së një fëmije dhe duhet që bashkërish me bashkëshortet të bëhet një normë e re.

Ministri foli edhe për listën esenciale të barnave ku tha se me anë të udhëzimit administrativ do të ulen çmimet e barnave në nivel vendi.

Ndërkaq, Arizona Bërdynaj  tregoi mbështetjen që ka marrë nga bashkëshorti, ministri Ismaili në procesin e rritjes së fëmijëve.

Ndryshe,  prej datës 1 deri më 30 qershor njihet si Muaji i Prindësisë. 


MË SHUME NGA Shëndetësi