Me Rodrygon, Zidane ka 11 sulmues aktualisht në skuadër

Me Rodrygon, Zidane ka 11 sulmues aktualisht në skuadër

Real Madridi ka goditur në këtë afat kalimtar, ku ka afruan shumë yje në skuadër.

Rodrygo Goes ishte i fundit që u prezantua të martën, pas disa ditësh që u prezantuan Luka Jovic dhe Eden Hazard.

Aktualisht Zidane ka 11 sulmues: Karim Benzema, Gareth Bale, Marco Asensio, Mariano Diaz, Vinicius Junior, Brahim Diaz dhe Lucas Vazquez, duke ia shtuar edhe tri blerjet e reja dhe Borja Mayoralin, që kthehet nga huazimi.

Sezoni i shkuar e pa Real Madridin që kishte probleme të mëdha me sulmin, me Karim Benzeman që ishte më i miri me 30 gola.

Bale dhe Asensio dështuan ta mbushnin boshllëkun që e la Cristiano Ronaldo. Tani Zidanes i mbetet që të zgjedh më të mirët, për t’i liruar disa prej tyre.