Ministri Beqaj nesër mban konferencë për media

Ministri Beqaj nesër mban konferencë për media

Pas njoftimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit për të liruar nga detyra të gjithë zyrtarët e PDK-së, të cilët kanë aktakuza, i përfoluri për largim nga pozita e ministrit, Besim Beqaj, nesër mban konferencë.

Beqaj, i cili është pjesë e akuzës së rastit “Pronto”, gjatë ditës së sotme nuk ka dhënë asnjë deklaratë dhe këtë do ta bëjë nesër një adresim për media.

“Ju njoftojmë se nesër (e enjte), në ora 11:00 ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të mbajë konferencë për media. Konferenca mbahet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i 3-të, rruga ‘Luan Haradinaj’, Prishtinë”, thuhet në njoftim.