“Çmendet” Interi, gati 133 milionë euro për katër lojtarë

“Çmendet” Interi, gati 133 milionë euro për katër lojtarë

Vetëm pak ditë më parë në bankinën e Interit u zyrtarizua Antonio Conte dhe drejtuesit kanë vendosur që ti plotësojnë të gjitha dëshirat teknikut italian.

Suning janë shprehur se Conte është një trajner fitues dhe ne do t’i krijojmë atij një skuadër fituese.

I pari në listën e zikaltërve është Romelo Lukaku i cili prej kohësh e ka shprehur dëshirën e tij për t’u bashkuar me Conte-n. Problem është çmimi i tij i lartë prej 80 milionë euro, por zikaltërit mund të arrijnë një marrëveshje duke futur ndonjë lojtar në tratativa, ose të provojnë ta marrin për rreth 60 milionë euro.

I dyti është Valentino Lozaro i cili aktivizohet tek Hertha Berlin. Për mesfushorin 24-vjeçar Inter pritet të paguajë rreth 20 milionë euro në arkat e klubit gjerman.

 I treti është Nikolo Barela, për të cilin, Cagilari kërkon 50 milionë euro por mund të arrihet një marrëveshje për rreth 40 milionë euro.

Dhe i fundit por jo nga rëndësia është Edin Dzeko, për të cilin zikaltërit janë shumë afër një marrëveshje për 13 milionë euro.