Sistemi iOS 13 iu mundëson të largoheni nga abonimet e padëshiruara

Sistemi iOS 13 iu mundëson të largoheni nga abonimet e padëshiruara

Lansimi i sistemit iOS 13, do të sjellë një prej gjërave më bezdisëse në App Store, që është largimi nga abonimet e padëshiruara, pasi të keni shlyer një aplikacion.

Prodhuesi i iPhone është angazhuar, që të trajtojë këtë problem shumë të madh të përdoruesve, të cilët vayhdojnë të mbesin të abonuar, pa e ditur dhe nganjëherë edhe mund të shpenzojnë shumë.

Opsioni është zbuluar pa dashje nga një programues, derisa po me padurim po pritet ky sistem i ri, që lansohet në shtator.

Me përditësimin e bërë, përdoruesit pyeten nëse duan të largojnë edhe abonimin, kur te kenë fshirë ndonjë aplikacion të caktuar.

Deri më tani, Apple është kritikuar gjatë, për vështirësitë në largimin e abonimit, pasi nevojiten nëntë procedura deri në përfundimin e rregullt.