Haradinaj: Kroacia dhe Kosova, lidhje të veçantë mes vete

Haradinaj: Kroacia dhe Kosova, lidhje të veçantë mes vete

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur mirënjohës ndaj Kroacisë për mbështetjen e parezervë në rrugën shtetndërtuese të Kosovës.

Ai ka qenë i pranishëm në festën e Ditës Nacionale të shtetit të Kroacisë.

Postimi i plotë:

Kroacia dhe Kosova kanë krijuar ndër vite lidhje të veçantë mes vete.
Në festimin e Ditës Nacionale të Kroacisë, i ftuar nga Ambasadorja Marija Kapitanović kisha nderin që në këtë moment tē rëndësishëm për shtetin tonë mik të shpreh falënderimin e mirënjohjen e thellë për gjithë mbështetjen e parezervë të Kroacisë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese të shtetit tonë.
Gjithë popullit kroat, urime Dita Nacionale e juaja, që është edhe festë e jona!

RH