Liverpooli e kërkon sulmuesin e Barcelonës

Liverpooli e kërkon sulmuesin e Barcelonës

Kampionët e Evropës duan të përforcojnë edhe më shumë fazën e sulmit.

Pas një sezoni të mrekullueshëm që u kurorëzua me trofeun e Ligës së Kampionëve, Liverpooli nuk do të ndalet pasi kërkon të përforcohet edhe më shumë.

Objektivi i madh për krahun e sulmit është Ousmane Dembele i Barcelonës, të cilin Jurgen Klopp e kërkon ta ketë në skuadër. 

Francezi u transferua tek Barcelona para dy vitesh ku shihej si zëvendësuesi i Neymar. Por nuk pati një paraqitje shumë të mirë kjo edhe për faktin se pati shumë lëndime.

Në anën tjetër Barcelona është e gatshme ta shesë lojtarin, por ia ka bërë me dije Liverpoolit se duhet të paguajë 105 milionë euro.

Tani mbetet të shihet nëse Liverpooli do të pranojë të paguajë një shifër të tillë për francezin.