Manchester United transferon Aaron Wan-Bissaka

Manchester United transferon Aaron Wan-Bissaka

Crystal Palace ka pranuar ofertën e tretë të Manchester United për mbrojtësin Aaron Wan-Bissaka, gjithnjë sipas medieve angleze.

Wan-Bissaka do të bëhet mbrojtësi anësor më i shtrenjtë në histori të futbollit.

United ka disa javë që po punon për nënshkrimin e talentit të Premier League, por mesa duket më në fund ka pranuar të paguajë shifrën e kërkuar nga “Shqiponjat”, shkruan Dailymirror përcjellë KK.

Kjo shifër thyen rekordin e Manchester City-t që pagoi mbi 57 milionë euro për Benjamin Mendy dy vite më parë.

Wan-Bissaka do të jetë blerja e dytë e Man United, pas Dan James që u ble nga Sëansea për rreth 17 milionë euro.