Veseli: Sikur për djalin tim mendoj për të ardhmen e gjithë të rinjve

Veseli: Sikur për djalin tim mendoj për të ardhmen e gjithë të rinjve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë sonte se vendimet e tij për lirimin nga detyra të gjithë zyrtarëve me aktakuza është vendimi i parë si lider i rikonfirmuar i PDK-së dhe shembulli i tillë ai tha se duhet të shtrihet në të gjitha subjektet politike, institucione dhe gjitha segmentet shoqërore.

Në një intervistë për "Klan Kosova", ai tha se lufta kundër korrupsionit është në prioritete të para të tij, për t’i hapur rrugë dhe perspektivë të sigurt rinisë së Kosovës.

Ai tha se sikur për djalin e tij mendon për të ardhme të ndritur për të hjithë rininë e Kosovës.

Veseli tha se në betejën kundër korrupsionit ka nevojë për më shumë mbështetje nga të gjithë dhe ftoi të gjithë qytetarët që ta përkrahin në këtë nismë.

“Unë e kam filluar nga partia demokratike por do të kërkojë nga gjitha partitë politike ta ndjekin shembullin tonë”, tha Veseli.

Ai tha se ky është vizioni i tij për Kosovën perëndimore me koncept të qartë dhe vizion me dashuri për shtetin.