Veseli: Vendimi i sotëm vlen për të gjithë zyrtarët e PDK-së

Veseli: Vendimi i sotëm vlen për të gjithë zyrtarët e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka treguar rreth vendimeve të fundit sa i përket lirimit nga detyra të zyrtarëve të këtij subjekti partiak, të cilët janë të përfshirë në aktakuza për korrupsion.

Veseli në Klan Kosova, ka thënë se është i vendosur dhe është zotuar se këtij procesi do t’i shkojë deri në fund.

”E kam pritur këtë moment. Jam i vendosur. Në sakrifica e kemi fituar lirinë kemi dhënë shumë e nuk kemi ndërmend me humb lirinë në rrethana të paqes për shkak të egos dhe veprimeve të neveritshme nga kush do qofshin ata”, tha ai.

”Në një proces me mijëra qytetarë që kam takuar iu kam treguar se nuk kemi ndërmend ta humbim Kosovën. Në këtë pjesë jam i zotuar të shkojë deri në fund, nuk është e lehtë sfida, besimi i atyre njerëzve rreth 5000 njerëz që mezi i zinte salla në Konventën e PDK-së. Unë nuk besoj që dikush është me i vendosur se unë për të mirën e vendit. Jam shumë i vetëdijshëm dhe shumë i vendosur, do t’i shkojë deri në fund. Nuk ka rrugë tjetër, s’ka opsion tjetër. Ky vend ka nevojë për më shumë shpresë, të rinjtë tanë kanë nevojë për më shumë besim”, tha Veseli.

Ai ka pohuar se deklarata e tij në Konventë është zëri i çdo anëtari i PDK-së. “Do të ecim shumë përpara me një vizion të qartë, lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë e pamëshirshme. Të rinjtë do të kenë mundësi të gjithë. Të gjithë bashkë duhet t’i bindemi ligjit dhe të punojmë për këtë vend”.


MË SHUME NGA Aktuale