Meksika kërkon mbështetjen e OKB-së për frenimin e imigracionit

Meksika kërkon mbështetjen e OKB-së për frenimin e imigracionit

Ministri meksikan i Punëve të Jashtme, Marcelo Ebrard i kërkoi sot sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbështetjen e organizatës ndërkombëtare për të zhvilluar ekonominë e Amerikës Qendrore dhe frenuar imigracionin e paligjshëm të krijuar nga varfëria dhe mungesa e sigurisë.

Në përfundim të një takimi në Nju Jork me kreun e OKB-së, ministri sqaroi para medias se i kishte kërkuar emërimin e një të dërguari special për të koordinuar punën në terren të 14 agjencive të OKB-së të pranishme në Meksikë dhe Amerikën Qendrore.

Takimi me Guterres ishte shumë frytdhënës, u shpreh Ebrard, duke vënë në dukje se vendi i tij nuk do të kërkonte një prani të OKB-së në kufirin me SHBA-në.