Rritet kërkesa e të rinjëve për shkolla profesionale

Rritet kërkesa e të rinjëve për shkolla profesionale

Valbona Fetiu-Mjeku, drejtoreshë e departamentit për arsim dhe aftësim profesional, deklaroi se ka një interesim më të madh të të rinjëve për shkolla profesionale derisa shtoi se rritja e interesimit bëhet duke u rritur zhvillimi ekonomik. 

Në magazinën “55 minuta” në RTK3 u debatua për shkollat profesionale. 

Fetiu-Mjeku shtoi se rritje të interesimit ka në disa drejtime ku të rinjtë mund të shkollohen brenda dhe jashtë Kosovës. Valbona Fetiu Mjeku, theksoi se në përpunimin e drurit dhe në teknologji informative ka mungesë dhe ka kërkesa nga bizneset se mungojnë kuadro.

Ndërsa Ajet Brajshori, Drejtor i Shkollës së Mesme Teknike “28 Nëntori”, deklaroi se ka rritje të kërkesave për shkollat profesionale. Ai kërkoi që shkollave profesionale të i mundësohet praktika në veprimtaritë vendore dhe sipas tij këtu duhet të ndihmojnë edhe odat e bizneseve. Brajshori shtoi se krahas praktikës në disa drejtime mungojnë edhe literatura dhe laboratoret e mirëfillta.