Një person ndalohet për vrasje jo të qëllimshme të futbollistit Sala

Një person ndalohet për vrasje jo të qëllimshme të futbollistit Sala

Një person i moshës 64 vjeç me origjinë nga Yorkshire, u arrestua sot për vrasje jo të qëllimshme në procesin hetimor, që lidhet me vdekjen e futbollisit Emiliano Sala, njoftoi policia britanike.

“I dyshuari u lirua pas ndalimit në ambientet e policisë dhe po bashkëpunon me hetuesit”, thuhet në një komunikatë të policisë së Dorset, e cila refuzoi të jepte më shumë hollësi rreth identitetit të tij.

Lojtari argjentinas vdiq në moshën 28 vjeç me 21 janar pas rrëzimit të avionit të tij, i cili u fundos në La Manche me destinacion drejt kryeqytetit të Uellsit, disa ditë pas transferimit nga FC Nantes tek klubi i Cardiff (Uells). 

Trupi i Emiliano Sala u zbulua në rrënojat e skeletit të avionit, rreth 67 metra thellësi, më 7 shkurt, ndërsa ai i pilotit të avionit David Ibbotson, 59 vjeç, nuk është gjetur.