Phil Bosmans

Phil Bosmans

THJESHT, TË DUA

Askush tjetër nuk është si ti.

Ti je i veçantë, i thjeshtë,

krejtësisht origjinal dhe i papërsëritshëm.

Nuk e beson këtë,

por askush nuk është si ti -

përgjithmonë.

Dhe çdo njeri që dashuron

nuk është ndonjë njeri i thjeshtë.

Prej tij rrezatohet

një forcë e pazakonshme tërheqëse.

Dhe ti, pas saj,

në njëfarë mënyre tjetërsohesh.

Mund edhe të thuash:

Për sa më përket mua

nuk do të thotë të jesh i pagabueshëm,

pa gabime dhe i përsosur sepse,

unë thjesht të dua.

 

(Përktheu: Salajdin Salihu. Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”)