Bertolt Brecht

Bertolt Brecht

PYETJET E NJË PUNËTORI ANALFABET

Kush e ndërtoi Teben me shtatë porta?

Në libra janë vetëm emrat e mbretërve.

A i kanë bartur mbretërit gurët për mure?

Kush e ka ndërtuar Babiloninë disa herë të shkatërruar?

Në cilat shtëpi banonin ndërtuesit e Limas së artë?

Ku u zhdukën muratorët atë mbrëmje, kur u përfundua Muri i Madh i Kinës?

Roma e madhe është plot me harqe triumfale.

Kush i ndërtoi ato?

 

Ndaj kujt fituan Cezarët?

A kishte Bizanti aq shumë i madhëruar pallate për banorët e vet?

Edhe në Atlantikun legjendar, gjatë natës lemerisen padronët pijanecë, kur deti gllabëroi skllevërit e tyre.

 

Aleksandri i ri pushtoi Indinë.

Ai vetëm?

Cezari mundi Galët.

A nuk kishte të paktën një kuzhinier me vete?

 

Filipi i Spanjës qau kur flota e tij u përmbyt. Askush tjetër nuk qau?

Frederiku i dyti fitoi luftën shtatëvjeçare.

A fitoi dikush tjetër pos tij?

 

Kush gatuante në festa të fitores?

Çdo dhjetë vjet një njeri i madh.

Kush i ka paguar shpenzimet?

Sa shumë raporte. Po kaq shumë pyetje.

 

(Përktheu nga gjermanishtja: Ibrahim Kelmendi.

Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”)