Bien normat e obezitetit tek fëmijët me të ardhura të ulëta

Bien normat e obezitetit tek fëmijët me të ardhura të ulëta

Përderisa obeziteti tek fëmijët mbetet një problem serioz në Shtetet e Bashkuara, një studim i ri inkurajues zbulon se normat e trashjes në mesin e fëmijëve me të ardhura të ulëta kanë rënë.

Përhapja e obezitetit në mesin e 2-4 vjeçarëve të regjistruar në programin kombëtar të të ushqyerit ka rënë nga 15.9% në 2010 në 13.9% në vitin 2016, sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore JAMA.

“Ky informacion i ri na jep shpresë se përpjekjet tona në të gjithë Shtetet e Bashkuara po bëjnë ndryshime”, tha Heidi Blanck, shefi i parandalimit të obezitetit në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA dhe autor i lartë i studimit.

“Ne pamë se normat në vitin 2014, të cilat ishin 14.5%, kishin zbritur pak nga 2010 [në 16%], dhe tani në vitin 2016, ato janë poshtë në 14%.
Prandaj ne vazhdimisht po shohim një rënie modeste. Ne shpresojmë se përpjekjet parandaluese po bëjnë një ndryshim duke parë se numrat vazhdojnë të shkojnë në drejtimin e duhur “, tha Blanck.

Megjithatë, këto norma janë ende shumë të larta.


MË SHUME NGA Shëndetësi