​Lluka: Hapja e të dhënave ndihmë për biznese

​Lluka: Hapja e të dhënave ndihmë për biznese

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka deklaruar se të dhënat e hapura kontribuojnë shumë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve që i përdorin ato, pasi përmes të dhënave të hapura, bizneset e rrisin efikasitetin e proceseve të punës, e për më tepër edhe rritjen e efektivitetit.

Lluka i bëri këto komente në ngjarjen e organizuar nga Open Data Kosova me titullin “Hapja e të Dhënave të Bizneseve dhe Zhvillimi Ekonomik i Kosovës”.

Sipas komunikatës së MZhE-së, Lluka tha hapja e të dhënave përveç transparencës, shërbejnë edhe si ndihmesë për bizneset, akademinë dhe organizatat duke u lehtësuar kryerjen e hulumtimeve dhe analizave të tregut.

“Hapja e të dhënave është një hap shumë i rëndësishëm dhe si të tilla, këto të dhëna duhet të jenë edhe të përdorshme kështu që bizneseve duke iu ofruar informacione për veprimtarinë e tyre dhe të dhëna të tjera të rëndësishme për palët tjera, sigurojnë transparencë por edhe mundësi për hulumtime e analiza të tregut më efikase për vendin tonë. Të dhënat e hapura kontribuojnë shumë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve që i përdorin ato. Përmes të dhënave të hapura, bizneset e rrisin efikasitetin e proceseve të punës, e për më tepër edhe rritjen e efektivitetit”, tha Lluka.

Po ashtu, ministri Lluka tha se me ndërtimin e softuerëve adekuat do të kishte zhvillim më të hovshëm të shoqërisë sonë.

“Ne si Ministri e shohim mundësinë edhe për bashkëpunim mes sektorit akademik, publik dhe privat për të ndërtuar softuerët adekuat të cilët do të bëjnë të mundshme zhvillim më të hovshëm dhe avancime në të gjitha aspektet e jetës në shoqërinë tonë”, tha ndër të tjerash ai.

Leonora Kusari, menaxhere kryesore e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, tha se hapja e të dhënave ka bërë përditësimin e të dhënave ekzistente.

“Projekti Open Data Kosovo ka qenë një ndihmë shumë e madhe në krijimin e raporteve dhe analizave të BERZH-it për arsye se i ka përditsuar të dhënat të cilat kanë qenë të hapura më herët. Kemi pasur raste që nga agjencitë e të dhënave, informatat për një bëiznes kanë qenë si biznes i vogël ndërsa nga të dhënat e Open Data Kosovo është parë se ky biznes është rritur dhe tani më është korporatë” tha znj. Kusari.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomikë Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, tha se hapja e të dhënave përveç që duhet të jenë lehtë të përdorueshme ato duhet të arrijnë dy synime, ndihma ndaj Qeverisë dhe qytetarëve të vendit.

Open Data Kosova ka krijuar platformën “Bizneset e Hapura” ku qëllimi kryesor është të lejohet realizimi i analizave ekonomike për sektorë të ndryshëm dhe aktivitete afaristë, analizimi i trendëve ekonomike përgjatë periudhave të ndryshme kohore. Të dhënat janë në ëebfaqen ëëë.biznesetehapura.com.