Hamza: Ligji për financat rëndësi e veçantë për funksionimin e komunave

Hamza: Ligji për financat rëndësi e veçantë për funksionimin e komunave

Ministri i Financave Bedri Hamza mori pjesë në takimin e organizuar nga Asociacioni i Komunave, ku u diskutua për Projektligjin për financat e pushtetit lokal. 

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë takimit me kryetarët e komunave të Kosovës theksoi se Ligji për financat e pushtetit lokal është i një rëndësie të veçantë për funksionimin e pushtetit lokal dhe vlen të theksohet se Koncept dokumenti për financat e pushtetit lokal është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në nëntor të vitit 2018, ku edhe janë paraparë të bëhen disa ndryshime ligjore.

Ai gjithashtu theksoi se është me shumë rëndësi krijimi i grantit specifik për  shërbime sociale sipas sistemit të hapur të financimit njëjtë si për arsim dhe për shëndetësi, po ashtu, me këtë projektligj parashihet që të definohen më qartë kriteret për ndarjen e granteve të veçanta si dhe me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës të aprovojë udhëzimet administrative të propozuara nga ministritë e linjës.

“Si rezultat i bartjes së buxhetit dhe numrit të punëtorëve nga niveli lokal në atë qendror për shërbimet e centralizuara, do të zvogëlohet Granti i Përgjithshëm nga 10% në 9%, dhe ky zvogëlim i grantit do të ketë efekt neutral në buxhetin e komunave” tha Ministri Hamza.  

Autor: RTKlive