Promovohet libri “Bllaca - dhimbja e lirisë” e gazetarit Emin Azemi

Promovohet libri “Bllaca - dhimbja e lirisë” e gazetarit Emin Azemi

Të premten në Prishtinë, promovohet libri “Bllaca - dhimbja e lirisë” nga gazetari dhe publicisti i mirënjohur, Emin Azemi.

 Libri i Azemit është një përmbledhje shkrimesh nga koha e luftës së Kosovës, atëherë kur ai - si gazetar dhe botues i gazetës së vetme në gjuhën shqipe “Fakti” që dilte në Shkup, i ka përcjellë vuajtjet e refugjatëve kosovarë në kampin e Bllacës, si dhe krejt zhvillimet politike dhe ushtarake rreth Kosovës.

Për librin e Emin Azemit pritet të flasin gazetarë dhe publicistë nga Prishtina dhe Shkupi.

Promovimi mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe fillon në orën 14: 30.