Sinan Kajtazi zgjidhet drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës

Sinan Kajtazi zgjidhet drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës

Balerini Sinan Kajtazi është emëruar drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës, për një mandat 3 vjeçar.

Këshilli Drejtuesi i BKK-së përgjegjës për zgjedhjen e drejtuesit të këtij institucionit ka përmbyllur procesin e konkursit për zgjedhjen e drejtorit të BKK-së gjatë ditës sotme, duke ia besuar Kajtazit drejtimin e BKK-së.

Kajtazi ka dalë kandidati më i suksesshëm në konkursin e hapur kohë më parë për zgjedhjen e e drejtorit të BKK-së.

Konkursi për zgjedhje e BKK-së, ishte i brendshëm dhe përveç Kajtazit pjesë e konkursit ishin edhe Sead Vuniqi dhe Luljeta Ademi, që të gjithë pjesë e trupës rezidente të BKK.

Sinan Kajtazi është pjesë e BKK-së që nga riaktivizimi i këtij baleti pas lufte. Ndaras për disa vite ka qenë anëtar- kryesues i Këshillit Drejtues të TKK-së dhe që nga janari i këtij viti edhe u.d.d i BKK-së. /Reporteri.net/.