Kufjet nga Mobvoi janë alternativë e mirë për AirPods të Apple

Kufjet nga Mobvoi janë alternativë e mirë për AirPods të Apple

Me kufjet nga Mobvoi që iu varen prej veshi, të cilat janë në një të kuqe të shndritshme, do të dalloheni prej tjerëve që mbajnë AirPods të bardha në vesh.

Por, pothuajse gjithçka tjetër, është në nivelin e duhur në Mobvoi TicPods Free, që kanë kualitet shumë të lart të zërit dhe kohëzgjatje të baterisë deri në 18 orë.

Në maje të këtyre kufjeve, janë shtesat e silikonit, që përshtaten shumë për veshi dhe barten me lehtësi. Lëshimi apo ulja e zërit bëhet duke e lëvizur komandën, ndërsa me një prekje mund të ndalohet muzika, apo të pranohet telefonata.

Mangësi e këtyre kufjeve, është se nuk mund të përshtaten fabrikisht, por të gjitha janë me një sistem. Ngjyra është një tjetër element, që do t’ju bënte të mos i kërkoni.

Derisa Apple AirPods kushtojnë 180 dollarë, këto kufje janë alternativë më e mirë, pasi vijnë më lirë sepse për to kërkohen 129 dollarë.

Të interesuarit për kufje të lira dhe me kualitet të konsiderueshëm, mund të blejnë TicPods Free, që vijnë nga një firma e re kineze. 


MË SHUME NGA Tech