Debat për krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor

Debat për krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor

“Shoqëria qytetare kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor” është titulli i debatit që sot do të mbahet në Shkup, nën organizim të Iniciativës globale kundër krimit të organizuar transnacional nga Vjena dhe online revistës “Inbox 7”.

Në debat do të prezantohet raporti që thekson pikat e nxehta të krimit të organizuar ndërkufitar, i publikuar më herët nga Iniciativa globale.

Përkrah raportit në debat do të merr pjesë dhe do të mbajë fjalim edhe Govani Kesler, ish-drejtor i OLAF deri në vitin 2018 dhe ish-prokuror në Itali.

Kesler karrierën si prokuror e ka filluar në Sicili në zyrën e prokurorit më të njohur në botë Govani Falkone, i vrarë nga mafia në vitet e 80-ta.