Celularët dëmtojnë kockat, ja çfarë thotë studimi i fundit

Celularët dëmtojnë kockat, ja çfarë thotë studimi i fundit

Pajisjet teknologjike duket se nuk shkaktojnë probleme vetëm për shikimin dhe qëndrimin, por edhe për kockat e njeriut

.Një studim i ri tregon se celularët krijojnë disa "thumba" në kocka, të bazuara në kafkë, të cilat quhen zgjatime të zverkut të jashtëm.

Ato u konsideruan të rralla kur u diskutuan për herë të parë në vitet 1800, por tani mund të jemi në gjendje të ndiejmë gungat kockore me gishta ose t'i shohim tek njerëzit tullacë.

Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Sunshine Coast në Australi, të cilët japin detaje rreth këtij fenomeni, përcjell Ora.

Ata skanuan më shumë se një mijë kafka të njerëzve në grupomoshat 18-86 vjec. Kreu i studimit, Dr David Shahar tha: "Unë kam qenë doktor për 20 vite dhe vetëm dekadën e kaluar kam zbuluar se pacientët e mi kanë këtë shenjë në kafkë".

Doktori sugjeroi se arsyeja përse "thumbat" mes kockave po bëhen gjithnjë e më të zakonshme janë sepse njerëzit, veçanërisht të rinjtë, kalojnë shumë kohë duke shikuar poshtë.


MË SHUME NGA Tech