Thaçi-Thimonier: Maqedonia e Veriut të vazhdojë me procesin e reformave

Thaçi-Thimonier: Maqedonia e Veriut të vazhdojë me procesin e reformave

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë së tij priti në takim Ambasadorin e Francës, Christian Thimonier.

Siç njoftojnë nga PDSH, në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, si dhe për ecurinë e reformave sistemore.

“Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet e përkushtuar fuqishëm në rrumbullakësimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE, andaj do të vazhdojë të punojë në zbatimin e reformave mbi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të vazhdohet me procesin e reformave të mirëfillta sistemore që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.