Borisov: Maqedonia e Veriut nuk është pjekur akoma për negociata me BE

Borisov: Maqedonia e Veriut nuk është pjekur akoma për negociata me BE

Kryeministri Bojko Borisov tha në Bruksel se maqedonasit duhet“ të piqen” më, për të marrë një datë konkrete për fillimin e negociatave për aderim në BE.

 ”Ata kanë shumë gjëra për të ndrequr akoma. Le të mos më kuptojnë gabimisht, por grindjet për këtë a është maqedonas Goce Dellçev, apo është bullgar – ky është një kundërshtim i kotë kur flasim për heronj aq të mëdhenj, të cilët kanë luftuar për Bullgarinë dhe për Maqedoninë. Nuk mund ta lejoj këtë ”– deklaroi Borisovi. Bullgaria bëri çdo gjë të mundshme për t’i ndihmuar maqedonasit dhe ata po “fluturojnë në qiell”, por po vjen koha për kompromise” – bëri thirrje kryeministri dhe kërkoi gjithashtu që në Shkup duhet të përfundojë retorika kundër Bullgarisë.