“Bllaca-dhimbja e lirisë”, përmbledhje e aktakuzave ndaj Serbisë

“Bllaca-dhimbja e lirisë”, përmbledhje e aktakuzave ndaj Serbisë

Është promovuar libri “Bllaca – dhimbja e lirisë”, i publicistit Emin Azemi. Ky libër është vlerësuar si i veçantë dhe u tha se po vjen në kohën e duhur për të dëshmuar gjenocidin dhe krimet serbe që kanë ndodhur në Kosovë.

Autori i librit, Emin Azemi tha se ky libër është një  përmbledhje e aktakuzave që do të duhej të procedoheshin nga dikush në mënyrë që gjenocidi serb të marr dënimin e duhur.

Recezenti  i librit, historiani Sevdail Demiri tha se ky libër vjen në kohën e duhur për të rikujtuar sakrificën dhe vuajtjen e qytetarëve që ka ndodhur 20 vite më parë.

Ndërkaq, profesori Arben Fetoshi  u shpreh se ky libër vjen si një monument i rëndësishëm  për gjenocidin që e ka bërë Serbia në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve në trojet e veta,  Jahja Lluka deklaroi se nuk duhet të tmerrohemi nga e kaluara dhe ky libër, sipas tij  jep dëshmi për ato që kanë përjetuar qytetarët.

Ai bëri thirrje që të përkujtohet sa më shumë Bllaca në mënyrë që mos të harrohet.

Ndërsa, studiuesi i letërsisë dhe shkrimtari Arben Veselaj tha se ky libër përmbledh shkrimet për vuajtjet e refugjatëve shqiptarë në disa kampe si ai i Bllacës dhe Stankovecit. Ai kërkoi që të kenë sa më shumë shkrime dhe botime për të dëshmuar krimet serbe në Kosovë.