Priforum shpall projektet e përzgjedhura për garën e Best Pitch

Priforum shpall projektet e përzgjedhura për garën e Best Pitch

Edicioni i 11 i festivalit PriFest vazhdon traditën e organizimit të një mundësie unike për projekte filmike që janë në fazën e para produksionit. Kjo mundësi, vjen në kuadër të PriFORUM-it, përmes “BestPitchCompetition”.

Një numër relativisht i madh i projekteve ambicioze filmike nga regjioni (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bulgaria, Mal i Zi, e Turqi,) kanë aplikuar me projektet e tyre filmike në këtë garë, ku do të kenë mundësi të garojnë për çmime të ndryshme.

Projektet e përzgjedhura për këtë vit janë:

AISHA nga Maqedonia e Veriut, me regji dhe skenar te HanisBagashov dhe producent: HanisBagashov

MIMIpoashtu nga Maqedonia e Veriut, me regji dhe skenar tëDarjanPejovski dhe producent TomiSalkovski

GULIZAR nga Turqia me BelkısBayrak si regjisore dhe skenariste dhe OktemBaşolsi skenarist dhe producent

THE HERO IN ME nga Turqia me SinanSertel si regjisor dhe skenarist, MustafaÇiftçi dheÜmitCihanCanpolat gjithashtu skenarist, dhe TurgayŞahin, HalilKardaş si producent

BASEMENT CALLING SKIES nga Bulgaria, me regji dhe skenarë të Vilma Kartalska dhe ProducentëJavadDenashvar dhe Vilma Kartalska

SEX CUT nga Shqipëria me EnoMilkanin si regjisorë dhe skenarist de producent

NE TË TREJA nga Shqipëria me regji dhe skenarë tëSuelaBako dhe Sabina Kodra si producentë

VËLLAI IM gjithashtu nga Shqipëriame YlianMalaj si regjisorë dhe skenarist dhe HarrisDavis si producent

UDHËTIMI I NJË ILEGALI nga Kosova me Durim Kryeziun si regjisorë dhe skenarist dhe Fatbardha Mustafa si producente

 Projektet e përzgjedhura do të përfitojnë nga trajnime të ndryshme si punëtoria 2-ditore për Zhvillim të Skenarit (ScriptDevelopmentWorkshop), kryesuar nga skenaristJacquesAkchoti nga EAVE- European Audio-VisualEnterprenours.

Të gjitha projektet e selektuara për prezentim në BestPitch gjithashtu do të përfitojnë mundësinë e konsulencës profesionale lidhur me aspektin financiar dhe strategjinëe ko-produksionit me një tjetër eksperte të fushës, Linda Beathpoashtu nga EAVE.

Përsëri këtë vit, PriFest dhe PriFORUM do të bashkëpunojnë me EAVE European Audio-VisualEntrepreneurs, këtë rrjet prestigjioz të producentëve të filmave evropianë, ku falë bashkëpunimit me Qendrën Kinematografike të Kosovës një numër i producentëve do të marrin pjesë në PriFORUM.

Gara tradicionale e BestPitch ka gjithashtu çmime të reja për projektet fituese këtë vit:

Çmimi për Audio-post produksion në vlerën prej 7.000 euro në shërbime, dhënë nga kompania: Audio House, Maqedoni

Gradim të ngjyrave në vlerën prej 10,000 euro në shërbime, dhënë nga kompania: MyCountryProduction, Kosova

Çmimi monetar tradicional për BestPitch në vlerën prej 1.000 euro, që ndahet nga PriFest

BestPitch është vetëm një nga disa aktivitet që në PriFest organizohen si pjesë e PriFORUM-it, që është një platformë rajonale e zhvillimit të industrisë së filmit.

PriFORUM-i dhe aktivitetet e tij –gara BestPitch, ScriptDevelopmentËorkshop, Prishtina Rendezvous dhe jo më pak i rëndësishëm Ëork in Progress, kanë shërbyer si katalizatorë për shumë projekte filmike regjionale, të cilat tashmë janë përfunduar dhe janë vlerësuar lartë në shumë festivale ndërkombëtare.

PriFORUM – Prishtina Film FORUM – është platforma rajonale e zhvillimit të industrisë së filmit dhe është komponentë përbërëse e PriFest. PriFORUM këtë vit do të mbahet gjatë PriFest në datat 19-22 korrik, ndërkohë që datat e festivalit janë 17-22 Korrik.