Audi lanson modelin A6 për të gjitha terrenet

Audi lanson modelin A6 për të gjitha terrenet

Ky është një crossover, shumë më atraktiv se të tjerët.

Në kohët e fundit, asnjë prej makinave crossover që janë lansuar, nuk ishin aq atraktive, duke bërë që të kërkohet më shumë.

Duket se këtë kërkesë e ka dëgjuar Audi dhe ka nisur punën në modelin A6 Allroad, që është i fuqishëm, me nivel të lart luksi dhe teknologji moderne.

“Po e shihni Audi A6 Allroad, këtu fillon aventura” është thënë në raportin, ku konfirmohej lansimi i këtij modeli për të gjitha terrenet, në një të ardhme të afërt.

Data se kur do të prezantohet, apo çmimet që do t’i ketë ky model i vitit 2020, nuk janë bërë të ditura ndërsa në ueb-faqen e Audi, është lënë mundësia e para porosisë.

Sipas të gjitha gjasave, Audi A6 Allroad do ta ketë motorin 3.0 litra që prodhon 335 kuaj fuqi, të përdorur nga A6 sedan.