Mbahet testi i maturës në Mitrovicë

Mbahet testi i maturës në Mitrovicë

Rreth 1 mijë e 400 maturantë të komunës së Mitrovicës sot i janë nënshtruar pjesës së dytë të provimit të maturës shtetërore, me ç’rast janë përgjigjur në pyetjet nga lënda e matematikës dhe një lëndë zgjedhore të cilin e kanë zgjedhur vet.

Drejtori i drejtorisë së arsimit në Mitrovicë, Iset Beka, ka bërë të ditur për KosovaPress, se nëpër të gjitha qendrat procesi është duke shkuar në rregull, dhe përveç tre rasteve ku nxënësit mungojnë, deri tani nuk ka asnjë problem.

Ai ka uruar të gjithë maturantët për sukses, duke shpresuar se ky vit do të jetë i suksesshëm për ata.

Në anën tjetër edhe Lirije Gosalci, komisionere në qendrën ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë, theksoi se procesi është duke shkuar pa probleme.

Sipas saj, nxënësve që kanë poseduar telefona me vete, paraprakisht u janë marrë ato, për të mundësuar një proces të mirëfilltë dhe pa kopjime.

Ajo tha se në rast se ndonjë nxënës vërehet të ketë telefon gjatë testit, do të merren masa menjëherë ndaj tij.


MË SHUME NGA Nacionale