Dëmtohet kulmi i Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë

Dëmtohet kulmi i Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë

Stuhitë dhe erërat e forta që përfshinë vendin kanë shkaktuar dëme të mëdha në Stacionin e Autobusëve në Mitrovicë.

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Xhavit Hasani, deklaroi se si pasojë e shiut dhe erërave të forta gjatë javës së kaluar, Stacioni i Autobusëve ka pësuar dëmtime në kulmin e tij. 

“Gjatë javës së kaluar, si pasojë e erërave të forta që kapluan qytetin tonë, janë evidentuar dëmtime në pullazin e ndërmarrjes, ndërkaq menjëherë pas këtij rasti zyrtarët komunalë kanë realizuar edhe vizita për të evidentuar dëmet”, ka thënë Hasani.     

Komuna e Mitrovicës ka ndërmarrë të gjitha veprimet që të bëhen riparimet e nevojshme dhe aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat e rregullta të prokurimit për sanimin e këtij dëmi dhe funksionalizimin e tij sa më të shpejtë


MË SHUME NGA Nacionale