Rreth 300 infermierë u larguan gjatë këtij viti nga Kosova

Rreth 300 infermierë u larguan gjatë këtij viti nga Kosova

Rreth 300 infermierë, konsiderohet të jenë larguan këtë vit nga Kosova, për të kërkuar punë në vendet perëndimore

Në Federatën  e Sindikatave të Shëndetësisë thonë se infermierët po shfrytëzojnë  marrëveshjet që kolegjet private po bëjnë me Gjermaninë për të punuar atje.

Ndërsa në odën e Infermierëve, thonë se shkak i largimit të infermierëve është paga dhe kushtet jo të mira të punës.

Sipas Sylës, për vetëm 6 muaj 300 infermierë kosovarë e kanë lëshuar vendin e tyre.

“Informatat që i kam nga Gjermania, nga bashkëpunëtorët tanë, vetëm këtë vit janë 300 (infermierë që kanë shkuar në Gjermani), e ky fluks mund të rritet më shumë” tha ai për RTV21.

Syla gjithashtu shtoi se kjo është “një tragjedi e madhe që po na ndodh neve dhe rinisë”.

Ndërsa në Odën e infermierëve të Kosovës, thonë se nuk po largohen vetëm ata që janë të papunë, por edhe ata që janë të punësuar, e madje sipas tyre në disa raste po e bëjnë pa paralajmërim.

E për gjithë këtë, Syla mendon se faji mbetet tek “politikat e mbrapshta zhvillimore të infermierisë”.