Për pesë muaj, ATK-ja inkasoi 212.3 milionë euro

Për pesë muaj, ATK-ja inkasoi 212.3 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, për vetëm pesë muaj ka arritur që të inkasojë 212.3 milionë euro.

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka bërë të ditur se të hyrat e këtij institucioni për periudhën janar-maj të këtij viti janë 212.3 milionë euro që në raport me periudhën e njëjtë të vitet të kaluar janë rreth 18.7 milionë euro më shumë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, Murtezaj, ka thënë se kanë zhvilluar rreth 127 aktivitete të konfiskimit të pasurisë që, si rrjedhore, janë inkasuar mbi 2.6 milionë euro. Murtezaj ka thënë se nuk është i mjaftueshëm numri i inspektorëve të ka ATK-ja.

Ai ka bërë të ditur se kanë bërë kërkesë për rritjen e numrit të inspektorëve. Murtezaj ka treguar se me ardhjen e tij në krye të ATK-së, janë zhvilluar një mori aktivitetesh në drejtim të reformave brenda këtij institucioni.