Punëtorët e Telekomit protestojnë kundër kontratës me Z-Mobile

Punëtorët e Telekomit protestojnë kundër kontratës me Z-Mobile

Federata Sindikale e Postë Telekomit të Kosovës organizon sot para objektit qendror në Dardani një protestë kundër vazhdimit të kontratës me Z-Mobile.

Gjatë protestës ata do të shpalosin kërkesat e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse dhe afatet për përmbushjen e tyre, si dhe hapat e mëtutjeshëm të kësaj sindikate nëse dikush pretendon ta vazhdojë kontratën me Z-Mobile.

Sindikalistet kanë paralajmëruar se 30 korriku do të jetë dita kur ndërmarrja ku ata punojnë do të lirohet nga kontrata me Z-Mobile.

Kryetari i FSP të PTK-së, Lamih Balaj, deklaroi se punëtorët janë të bashkuar dhe të vendosur të largojnë krimin e korrupsionin nga Telekomi pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë.

Balaj tha se edhe kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, kërkon që të shkëputet kontrata, por ka informacione se edhe brenda bordit ka njerëz që duan që Telekomi të lirohet nga po kjo kontratë.

Autor: RTKlive