Krasniqi: Serbia nuk do marrëveshje me Kosovën

Krasniqi: Serbia nuk do marrëveshje me Kosovën

Profesori i Universitetit të Prishtinës në Degën e Gazetarisë, Milazim Krasniqi, ka deklaruar se takimi i Parisit është anuluar për një arsye të vetme: Vuçiqi dhe qeveria serbe nuk duan marrëveshje me Kosovën, në bazë të realitetit që ekziston.

“Duan marrëveshje që mundëson aneksimin e veriut dhe paralizimin e jugut, marrëveshje që hap rrugën e copëtimit të Kosovës. Marrëveshje që amniston gjenocidin serb. Marrëveshje që hap rrugë për krijimin e Serbisë së Madhe, duke shkëputur edhe 'Republikën Serbe'”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në “Facebook”

Sipas tij pra është programi i krimineleve të vjetër. “Nëse nuk duan ta kuptojnë këtë gjë kaq të thjeshtë, Merkeli, Makroni e të gjithë të tjerët, mund të bëhen kontribuues të destabilizimit të vet Evropës. Ata duhet ta mbyllin lojën me zjarr, e jo t’i fyejnë zjarrit”, tha ai.

Autor: RTKlive