Pendarovski për vizitë zyrtare në Gjermani

Pendarovski për vizitë zyrtare në Gjermani

Presidenti Stevo Pendarovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Gjermani.

Siç informojnë nga Kabineti i tij, ai do të realizojë takime të ndara me presidentin gjerman Frank Valter- Shtajnmaer dhe me ministrin e Jashtëm, Hajko Mas, transmeton Alsat-M.

Gjatë kohës së vizitës zyrtare, Pendarovski do të jetë mysafir nderi në darkën e organizuar nga ana e Institutit Aspen në Berlin.