Policia mbyll në Istog bastoren që vepronte pa licencë dhe leje pune

Policia mbyll në Istog bastoren që vepronte pa licencë dhe leje pune

Në Istog dje është arrestuar një person, pasi nga njësitë e Policisë lokali i tij bastore sportive është gjetur i hapur ku në të ka qenë një person duke punuar.

“I dyshuari veprimtarinë në atë lokal ka qenë duke e kryer pa licencë dhe pa leje pune. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali dhe janë konfiskuar një televizor, dy kompjuterë dhe një kasafortë e dorës në të cilën ka pasur 20 euro”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sakaq  lokali është mbyllur nga inspektorët, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.