E rrahin dhe ia marrin nga xhepi 40 euro

E rrahin dhe ia marrin nga xhepi 40 euro

Policia ka arrestuar një person në Prizren pasi që i njëjti së bashku me një person tjetër, i cili gjendet në arrati e kanë sulmuar me mjete të forta një person dhe nga xhepi ia kanë marr 40 euro para.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.