​Komuna e Prishtinës vazhdon aksionin për rrënimin e objekteve pa leje

​Komuna e Prishtinës vazhdon aksionin për rrënimin e objekteve pa leje

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht drejtoria e Inspekcionit ka rrënuar sot objektin e dytë pa leje.

Bëhet fjalë për katin e fundit të një objekti që ndodhet në rrethrrotullimin në Çagllavicë.

Aty kishte dal edhe i pari i Ispekcionit, Adonis Tahiri, i cili ka bërë të ditur se me këtë rast vetëm sa është ekzekutuar vendimi për rrënim, pasi që investitori ka tejkaluar kohën kur është dashur që ta rrënojë katin që është ndërtuar pa leje në këtë objekt.

Ai tha se janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore me rastin e rrënimit.

“Jemi sot këtu, para këtij objekti, për ta ekzekutuar vendimin për rrënim. Investitori me kohë ka qenë i njoftuar dhe janë ndërprerë punimet disa herë për katin e fundit, për shkak se pjesën tjetër e ka me leje. Si rrjedhojë, ne i kemi ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe e ka tejkaluar edhe afatin gjatë të cilit është dashur ta rrënojë ai vet. Kësisoj ne sot jemi këtu bashkë me kompaninë përgjegjëse dhe Policinë e Kosovës që ta ekzekutojmë këtë vendim”, tha ai.

Tahiri ka thënë se në rast të kundërshtimeve të mundshme nga investitorët, ekipi i komunës dhe ai i kompanisë përgjegjëse shoqërohet edhe nga pjesëtar të Policisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Nacionale