Mitingu i fundit në Vlorë, Rama: Të faktohet çdo incident

Mitingu i fundit në Vlorë, Rama: Të faktohet çdo incident

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku kryetari Edi Rama ka dhënë porositë e fundit për fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit (të shfuqizuara nga presidenti), e cila po shkon drejt fundit.

Mësohet se Rama ka kërkuar angazhim maksimal nga strukturat e partisë deri në ditën e fundit të fushatës. Ai ka kërkuar gjithashtu që të faktohet çdo lloj incident i mundshëm që do të shënohet gjatë kësaj periudhe, transmetometon TCH.

Kryesia e PS ka marrë vendimin që mitingu përmbyllës i kësaj fushate të zhvillohet të premten, më 28 qershor, në qytetin e Vlorës.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare