Moavero Milanesi: Më 30 qershor të shmangen të gjitha format e dhunës

Moavero Milanesi: Më 30 qershor të shmangen të gjitha format e dhunës

“Është thelbësore që në 30 qershor të të shmangen të gjitha format e dhunës dhe të shprehen mendimet dhe qëndrimet përkatëse në mënyrë demokratike”.

Ministri italian i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Enzo Moavero Milanesi , zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës, Lulzim Basha.

Për të dy liderët, ai konfirmoi “rëndësinë e jashtëzakonshme  për të siguruar respektimin absolut të rregullave themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit”.

Përsa u përket zgjedhjeve të diskutueshme të 30 qershorit, Moavero përsëriti se, “pavarësisht divergjencave të vlerësimeve midis forcave politike shqiptare, është thelbësore të shmangen të gjitha format e dhunës dhe të shprehen mendimet dhe qëndrimet përkatëse në mënyrë demokratike”.

“Me frymën e duhur të reciprocitetit të sinqertë dhe të dialektikës së politikave të kundërta, duhet të sigurohet korrektesa e procesit elektoral në Shqipëri, mbi të cilën do të monitorojë një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga OSBE-ODIHR, ku bëjnë pjesë vëzhgues të shumë vendeve, mes të cilëve edhe Italia”, tha ministri italian. /ATSh