Mbytet një tjetër person në plazhin e Durrësit

Mbytet një tjetër person në plazhin e Durrësit

Një tjetër person ka humbur jetën në bregdetin shqiptar.

Raportohet se një pushues i moshës 60-vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në zonën e Plepave.

Pak minuta më parë është nxjerrë nga uji trupi i pajetë i 60-vjeçarit. Identiteti i të ndjerit nuk bëhet me dije ndërkohë që trupi po transportohet drejt morgut, transmeton Shekulli.

Vlen për t’u theksuar që kjo është viktima e dytë brenda 24 orësh në Durrës. Sot në mëngjes u nxor i pajetë nga ky plazh 31-vjeçari Doland Molla, i zhdukur mesditën e djeshme.

Ndërkohë një 18-vjeçar është zhdukur dje në plazhin “Rana e Hedhun” në Shëngjin dhe dyshohet të jetë mbytur.