Klosi: Vendim i Kolegjit i logjikshëm, më 30 qershor zgjedhje të qet

Klosi: Vendim i Kolegjit i logjikshëm, më 30 qershor zgjedhje të qet

“30 qershori u vendos dhe kjo do të jetë. Më pas doli kjo loja e re kur ata dolën nga Kuvendi dhe nuk pranuan të futen në zgjedhje. Nuk mund të caktojnë palët politike për datën. Nuk ka ndodhur kurrë që në mes të garës Presidenti me një dekret me një te padrejtë ligjore të ndryshonte datën e zgjedhjeve. Jo vetëm kolegji zgjedhor por çdo trup në të drejtë s’do ta linte në fuqi dekretin”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i ftuar në një studio televizive i pyetur për vendimin e Kol

Për situatën në vend dhe zgjedhjet e 30 qershorit Klosi tha se, “ne vazhdojmë detyrën tonë duke biseduar me qytetarët. Asgjë nuk do ndodhi më 30 qershor dhe njerëzit duhet të jenë të qetë për këtë. Ka ikur koha që njerëzit të gënjehen nga forcat politike dhe të shkojnë të përplasen me njëri-tjetrin”.

“Turma që u mundua të prishte qendrat e votimit e bënë thjesht për lajm atë veprim. Nuk kishte popull të thjesht mes turmave po ishin të gjithë pjesë e strukturave”, tha Klosi.

Klosi shtoi se, “ata kishin mundësi të futeshin në garë, mund të ishin future si në 1996 kur Partia Socialiste u fut në garë e pa që gara dhunohej u tërhoqën po nuk e mohuan garën. Dhe këtë herë të ishin futur në garë të evidentonin shkeljet pra të bënin ç’të donin, por ama gara është garë dhe 30 qershori nuk ka lidhje me njerëzit”.

“Nuk ndodh në asnjë shoqëri demokratike që gjërat të bëhen me forcë. Partia Socialiste ka dy detyra këtë herë që si parti politike ka detyrën të shkoj të marri pjesë në zgjedhje ndërsa detyra e dytë është që të realizojmë dhe sigurojmë procesin zgjedhor”, u shpreh Klosi.

Ai tha se, “nuk janë futur në burg ata që realizojnë protestën por ata që dogjën shkollën, që gjuajnë me gur policët pra ata që shkelën ligjin. Kush përpiqet të pengojë procesin zgjedhor dhe kush përpiqet të kryej përplasje elektorale do dënohet nga ligji.

“Data 30 qershor nuk shtyhet, është një proces që ka nisur pra është një tren që është nisur dhe do arrijë në destinacion”, përfundoi ministri Klosi. /ATSh