​Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, gjashtë persona të lënduar

​Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, gjashtë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Mitrovicë-Pejë. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.

Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti i cili tha se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një autobusi dhe një veture.

“Sot rreth orës 15:22 në magjistralen Mitrovicë- Peje afër vendit Përroi i keq , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture civile, me targa vendore. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona . Njësitet relevante janë ne vend te ngjarjes”.