Mini i ri mund të tejkalojë shumë makina tjera në pistën e garave

Mini i ri mund të tejkalojë shumë makina tjera në pistën e garave

Mund të jetë Mini më i shpejtë, që është prodhuar ndonjëherë.

Kalimin në pistën e Nurburgringut të Gjermanisë, nuk kanë mundur shumë makina të vogla ta përfundojnë për më pak se tetë minuta.

Renault Sport Megane Trophy-R e ka kaluar për 7:40, Honda Civic Type R 7:43.8, Volkwagen Golf GTI Clubsport S 7:47.19 dhe Seat Leon Cupra për 7:58.4 janë përfundimet tjera.

Në pistën e garave ka hyrë edhe Mini John Cooper Works, që ka arritur ta kalojë për 8:23, derisa raportohet se modeli i ri, do ta kalojë për një minutë më shpejtë. Sikur të arrinte këtë, do t’i kalonte shumë makina tjera të fuqishme.

Derisa procesi për të realizuar këtë, është ende duke vazhduar, Mini ka treguan modelin e ri JCW, duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë.

Raportohet se ky Mini që ende është i mbuluar me shtresat e kamuflazhit do të shfaqet gjatë fundjavës gjatë një gare, për të treguar fuqinë që ka.


MË SHUME NGA Auto