Rimorkio luksoze për kamping, me sistem të fuqishëm elektrik

Rimorkio luksoze për kamping, me sistem të fuqishëm elektrik

Këtë rimorkio kampingu, e kanë përshkruar si më luksozen në botë, fakt të cilin askush nuk e kundërshton.

Në vitin 1934, Hawlez Bowlus nga Aerospace, e lansoi për herë të parë rimorkion për kamping Bowlus Road Chief.

Kompania i prodhoi rreth 80 njësi, para se ta ndalonte prodhimin më 1937. Afro gjysma e tyre, janë ende në funksion në ditët e sotme, pjesë e tyre modeli me alumin On The Road, që kemi parë para disa vitesh, të kompletuar në tërësi me alumin.

Tashmë, është lansuar Endless Highways, që ka teknologji shumë të lartë, ndërsa është përshkruar si rimorkio më luksoze për kamping.

Sistemi i fuqishëm elektrik që i furnizon të gjitha pajisjet, është ndërtuar nga bateria speciale me litium, hekur dhe fosfat, për të krijuar të gjitha mundësitë e qëndrimit komode edhe nëpër vendet më të largëta.

Kapaciteti prej 4kWh, i mundëson që të furnizojë me rrymë të gjitha pajisjet, për afro një javë derisa të ketë nevojë të mbushet sërish.

Me një mbushje, mund të ketë edhe katër orë energji kondicionerin e ajrit, para se të ketë nevojë që të mbushet sërish. Panelet për energji diellore, që janë si opsion i mundësojnë grumbullim e afro 120 vat.

Brenda rimorkios së mbështjellë me dru origjinal, mund të qëndrojnë katër persona në rehati të plotë. Dush kabina, kuzhinë e haptë dhe hapësira për qëndrim, janë pjesë e rimorkios që ka çmim bazë prej 162 mijë eurove.

Asnjëherë nuk ka qenë i lirë qëndrimi në ambient të pa zhvilluar, me nivel shumë të lartë të luksit.