Brnabiç shkon në Norvegji, "ankohet" për taksën

Brnabiç shkon në Norvegji, "ankohet" për taksën

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç dhe ministrja e jashtme norvegjeze, Ine Eriksen u takuan sot dhe diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe rreth çështjes së Kosovës.

Brnabiç vlerësoi lart ndihmën e Norvegjisë në tejkalimin e ngërçit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Kurse, ministrja norvegjeze deklaroi se dialogu është mënyra e vetme për eliminimin e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

Në fund, Brnabiç u ankua për taksën 100%. Ajo tha se Beogradi është i gatshëm për të vazhduar bisedimet për të gjetur një zgjidhje sa më shpejtë që Kosova ta heq taksën.


MË SHUME NGA Aktuale