​Gashi: Xhudistët elitarë do të mbështeten fuqishëm

​Gashi: Xhudistët elitarë do të mbështeten fuqishëm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i është gëzuar sukseseve të sportistëve tanë, të cilët po marrin pjesë në lojërat e dyta olimpike në Minsk të Bjellorusisë.

Sot në Lojërat Evropiane, Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë, duke u bërë sportistja e tretë që fiton medalje në këto gara.

Postimi i Gashit në Facebook:

Plot tri medalje në Lojërat Olimpike Minsk 2019. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Loriana Kuka. Plot tri herë ngritët flamuri në Bjellorusi, në vendin që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Një përgatitje e jashtëzakonshme e xhudistëve tanë nga Driton Kuka, një trajner i kalibrit botëror të cilin dëshirojnë ta kenë edhe shtetet më të fuqishme të Botës. Një njeri i palodhur i cili ka karakteristika të veçanta dhe i cili din të përgatisë sportistë për medalje e për kampionë.

Majlinda Kelmendi, mbretëresha dhe heroina e Kosovës e dëshmuar edhe në Lojërat Olimpike ku për herë të parë e bëri Kosovën me medalje të artë, njëjtë edhe në këtë Kampionat Evropian e fitoi Medaljen e artë Nora e Akil Gjakova, Distria, Erza, Loriana, Shpati e xhudistë tjerë, padyshim janë shpresë për vendin tonë.

Si ministër i Sportit, zotohem se këta sportistë elitarë të prirë nga Majlinda e të udhëhequr nga Toni, jo vetëm se do të përkrahen ashtu sikur deri më tani, por kjo mbështetje do të jetë edhe më e fuqishme, krahas punës dhe suksesit deri te pika kulminante e tyre. Faleminderit shumë Majlinda, të lumtë Driton Kuka! KG.