Haradinaj mysafir i Dukës së Madh të Luksemburgut

Haradinaj mysafir i Dukës së Madh të Luksemburgut

Marrdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe atij të Luksemburgut janë të shkëlqyera dhe shprehi gatishmëri që këto marrdhënie të avancohen në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka treguar se sot ishte mysafir i Dukës së Madh të Luksemburgut, për ndër të Ditës Nacionale të këtij shteti.

Njoftimi i plotë:

Sonte, mora pjesë në pritjen për nder të Ditës Nacionale të Luksemburgut - Ditëlindjen e Dukës së Madh. Krahas urimeve më të mira për popullin e Luksemburgut për prosperitet të vazhdueshëm, shpreha gatishmërinë e institucioneve të Kosovës, që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale me Luksemburgun të avancohen në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

RH