​U largua Benitez, këta janë trajnerët që i kërkon Newcastle

​U largua Benitez, këta janë trajnerët që i kërkon Newcastle

Klubi anglez ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm të Premier Ligës.

Newcastle United mbeti pa trajner pasi Rafa Benitez u largua nga klubi pas skadimit të kontratës, me të dyja palët që nuk arritën të gjenin një marrëveshje.

Tani klubi ka nisur kërkimin për trajnerin e ri dhe tre emra përmenden si favoritë për stolin e Newcastle. Bëhet fjalë për Jose Mourinhon, Gennaro Gattuson dhe Mikel Artetan.

Klubi i njohur anglez pritet të ndërrojë pronar dhe të kalojë në duart e sheikut Khaled bin Zajed Al Nahjan, i cili është kushëri i presidentit të Manchester Cityt.

Al Nahjan preferon Mourinhon. Paga e mirë dhe projekti ambicioz mund ta bindin trajnerin portugez të pranojë ofertën.

Por në rast të dështimit për ta marrë Mourinhon, Newcastle mund të zgjedh njërin mes Gattusos dhe Artetas.