​​Interi në bisedime me agjentin e Barellas

​​Interi në bisedime me agjentin e Barellas

Klubi zikaltër nuk heq dorë nga nënshkrimi me talentin italian.

Nicolo Barella është lojtari që preferohet shumë nga Antonio Conte dhe ai dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin tjetër.

Agjenti i lojtarit, Alessandro Beltrami, ka mbajtur një takim me Beppe Marottan dhe Piero Ausiolion, për të qartësuar më shumë situatën e futbollistit.

Vetë Barella ka pranuar kushtet që i ka ofruar Interi dhe është i gatshëm të transferohet në Giuseppe Meazza, por pengesë deri më tani mbetet Cagliari që nuk lejon largimin e tij për më pak se 50 milionë euro.

Mediat në Itali raportojnë që insistimi i Barellas për t’u transferuar tek Interi, mund ta shtyjë Cagliarin të bëjë një ulje në çmim dhe gjithçka të përfundojë mirë për të gjithë.